|
E Merkure, 01 Korrik 2009 10:21 |
Sa herë kemi shkruar për Aidën e “Big Brother”, natyrishëm bëhej një lidhje logjike mes saj dhe historive të trishta që ajo mund të mbartë në jetën e saj. Kemi folur shumë herët për 25 vjeçaren nga Tirana e cila ra menjëherë së sy brenda shtëpisë së “Big Brother” për natyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe krenare. Ka qenë një nga personazhet e parë që kemi spikatur dhe iu a kemi sjellur në gazetë që javën e parë të fillimit të spektaklit ku ajo ishte një nga protagonistet. Aida ishte një nga ato personazhe që bëri për vete shumë fansa por pat edhe prej atyre që nuk ishin dakord me shumë ide apo sjellje të saj. Por në fund të fundit ky ishte edhe qëllimi i lojës, që të hapeshin sa më shumë debate dhe polemika dhe gjithsecili të pozicionohej pranë personazhit që e ndjente se e përfaqësonte sadopak. Le të kthehemi te historitë e trishta. Siç e kemi shkruar, Aida ka disa vite që i mungojnë prindërit. Në fillim humbi nënën e mbas disa vitesh edhe babain. Edhe pse mund të kishte fituar mjaft mbështetje duke prekur ndjenjat e njerëzve me këtë histori jete, ajo nuk pranoi asnjëherë që t’i mëshonte këtij fakti, por ama nuk mund ta fshihte lumturinë dhe mallëngjimin e madh kur organizatorët i kishin përgatitur një surprizë, një telefonatë me motrën e saj që jeton në Itali, i vetmi njeri i familjes që ajo ka. Pas daljes nga “Big Brother”, ashtu si ish banorët e tjerë, edhe Aida konstatoi me kënaqësi se gjeti jashtë shumë më tepër miq se sa kishte lënë. Ata që e pëlqenin Aidën ia demonstronin sa herë iu jepej mundësia, virtulisht ose personalisht. Ndërkohë që vajza simpatike bjonde kuptonte përditë se një eksperiencë e tillë ia kishte vlejtur. Por mesa duket kjo nuk ishte gjithçka, fati i kishte rezervuar asaj diçka tjetër, akoma më speciale, një histori dashurie, si ato të përrallave. Dhe kësaj here trishtimi dhe ndjenjat e keqardhjes dukeshin kaq të largëta, gati të sfumuara nga një e tashmë shumë, shumë e bukur.
Para se të rrëfejmë ngjarjen më të re në jetën e Aidës duam të bëjmë një parantezë. Aida ka njohur shumë djem por ajo që i ka ardhur më natyrshëm në mardhënie me to, ka qenë raporti që ajo ka krijuar si shokë. Ajo vetë ka thënë se e ka shumë të vështirë të bjerë në dashuri pasi tek partneri i saj ajo kërkon të shohë të mishëruara disa anë të rëndësishme të personalitetit, mbase të ngjashme edhe me të sajat, por për të cilat ajo nuk mund të bëjë asnjë lloj kompromisi. Dhe më në fund ka njohur dikë të cilin ajo e ka parë jo thjesht si shok. Ai është Gjergji Skendo, djaloshi 28 vjeçar me të cilin Aida ka disa javë që është lidhur. Nuk dimë me saktësi se sa kohë kanë që njihen dhe nëse ka influencuar programi “Big Brother” që Gjergji të ‘piketonte’ Aidën si një vajzë që e pëlqente dhe do të donte të kishte një lidhje, apo mund të jenë njohur para spektaklit meqë të dy jetojnë në Tiranë dhe frekuentojë mbase të njëjtat ambiente. Sipas miqve të tij, Gjergji, edhe pse djali i një personazhi të njohur në Tiranë, Marsel Skendos, botuesit të revistës “Klan” dhe sipërmarrës të disa bizneseve të tjera, ai njihet si një dalë modest dhe me këmbë në tokë. Nuk i ka pëlqyer asnjëherë të tundë si flamur privilegjet e familjes së tij për të patur më pas ai vetë privilegje të tjera, por përkundrazi ka ditur të bëjë jetën e tij pa zhurmë. Mbas diplomimit është angazhuar me punët e të jatit por nuk ka harruar të bëjë edhe jetën e tij prej të riu.
DITËT NË VILËN E GJERGJIT NË GOLEM Duket se Aida dhe Gjergji kanë gjetur menjëherë veten tek njëri tjetri dhe kanë fillu-ar një histori të bukur dashurie. Të dy duken të qetë në këtë lidhje duke mos reflektuar as ato shenjat tipike të euforisë që në përgjithësi karakterizon një fillim njoheje. Duket sikur kanë vite që jetojnë me njëri tjetrin dhe për pasojë njihen shumë mirë. E kanë marrë me qetësi këtë risi në jetën e tyre dhe kërkojnë vetëm ta shijojnë atë pa e vrarë mendjen se çfarë do të ndodhë nesër. Nuk kanë dëshirë as njëri dhe as tjetri të flasin për këtë gjë duke preferuar që intimitetin e tyre të mos e ndajnë me askënd. Por nga ana tjetër nuk e kanë patur problem për tu frekuentuar haptazi edhe në lokalet e Tiranës paçka se të dy janë të njohur dhe nuk mund të kalojnë pa u vënë re. Këto ditë Aida dhe Gjergji janë spostuar në vilën luksoze të këtij të fundit në një nga fshatrat turistikë më të bukur të Golemit, në një kompleks vilash ku jetojnë disa personazhe të njohur. Aida dhe Gjergji po jetojnë aty ditët e tyre të dashurisë në një qetësi absolute dhe larg syve kureshtarë dhe mbi të gjitha larg prej nesh, gazetarëve, por në këtë rast pa rezultat pasi dihet se në këto raste ne arrijmë të infiltrohemi gjithkund vetëm e vetëm që të sjellim lajme të cilat janë pa dyshim interesante për lexuesit tanë. Tani që u dekonspiruan, të shohim nëse Aida dhe Gjergji do pranojnë të na tregojnë diçka më shumë për lidhjen e tyre si dhe planet që kanë bërë për të ardhmen. /panoramaplus /
|
ilda makes this comment
2 Korrik 2009
Stela makes this comment
7 Tetor 2009
Bardha makes this comment
4 Janar 2010
Kiss,Bardha Prishtine!