E Merkure, 17 Mars 2010
ZeriKosovar.com Big Brother 2008 Erjola e “Big Brother” rindahet me të shoqin dhe fillon punë në Tiranë

Big Brother 2008
Erjola e “Big Brother” rindahet me të shoqin dhe fillon punë në Tiranë Printo E-mail
E Enjte, 02 Korrik 2009 08:58
Erjola është një nga banorët e “Big Borther 2” të cilën ne patëm mundësi ta njohim më pak se të tjerët pasi doli e para nga kjo shtëpi. Por gjithsesi ne patëm rastin që të mësojmë disa gjëra të rëndësishme për jetën e saj. Erjola ka një vajzë 5 vjeçe, jeton në Kuçovë dhe me bashkëshortin i cili është emigrant në Greqi, nuk kishte marrdhënie të mira. Nga spektakli u krijua ideja sikur organizatorët i kishin sjellë të shoqin që të ribashkohej me Erjolën dhe gjithçka po rregullohej. Në fakt mësojmë që nuk ndodhi kështu. Erjola e ndodhur përpara kësaj surprize, nuk deshi ta fyente njeriu me të cilin kishte ndarë disa vite jetë dhe kishte një vajzë, kështu që u soll shumë mirë me të. Por pas daljes nga shtëpia e “Big Brother” jeta rifilloi me të gjitha problematikat e saj dhe Erjola u rinda përsëri nga i shoqi. Por na vjen një lajm i mirë, tani Erjola është vendosur në Tiranë në një shtëpi me qera ku jeton vetëm dhe ka filluar punë tek kompania “Yldon”. Presidenti i kësaj kompanie Ylli Ndroqi, njëkohësisht edhe pronar i televizionit “Ora News” u tregua shumë i gatshëm për të ndihmuar vajzën, historinë e trishtë të së cilës e kishte mësuar me siguri nga televizori. Tani ajo ka mundësi të mbajë veten e saj por në fundjava merr edhe të bijën në Tiranë që të çmallet me të. Vazhdon të frekuentojë disa prej ish banorëve të “Big Brother” dhe duket se ka bërë një ndarje me të kaluarën për t’iu përkushtuar jetës së saj të re. Ne i urojmë fat për të dhe vajzën që po rrit.
 /panoramaplus /

Tags Erjola - Big Borther 2 - Yldon
 

0 Komente

Shto Koment


    • :o
    • :-[
    • :'(
    • :-(
    • :-D
    • :-*
    • :-)
    • :P
    • :\
    • 8-)
    • ;-)