|
E Shtune, 30 Janar 2010 13:52 |
Nje dite pas miratimit te rezolutes
per Shqiperine nga Asamblea Parlamentare, Keshilli i Europes leshon nje
komunikate per shtyp ku perforcon konkluzionet e tij. Keshilli
i Evropes kujton se rolin kyc per zgjidhjen e krizes duhet ta luaje
Presidenti, Bamir Topi. Per ta ndihmuar ate ne kete detyre, Asamblea i
kerkon Komitetit te Presidenteve dhe raportuesve te Komisionit te
Monitorimit qe te shkojne ne Shqiperi sa me pare. Ne
komunikate permblidhen pikat kryesore te rezolutes. |
Publikoje kete faqe.
|
E Shtune, 30 Janar 2010 13:49 |
Nje sherr i dhunshem me arme te
ftohta mes disa shtetasve shqiptare dhe disa rumuneve eshte verifikuar
gjate nates ne Bolonja te Italise.
Lajmin
e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave nga sherri, i nisur
per motive te dobeta, ka mbetur i plagosur rende nje shtetas rumun, i
cili eshte goditur me thike ne gjoks. |
Publikoje kete faqe.
|
E Shtune, 30 Janar 2010 13:24 |
Policia e Durrësit ka arrestuar një person si të dyshuar për vrasjen
e trefishtë në një lokal të këtij qyteti, ku mbeten te vrare Luan dhe
Ani Curri, si dhe shtetasi Edmond Shemsiu. Burime zyrtare të policisë lokale bëjnë me dije se i arrestuari është
një 30-vjeçar, që përdorte dy emra. Sipas të dhënave të para emrat me
të cilat qarkullonte i dyshuari për masakrën e Durrësit janë Edison
Çela dhe Arjan Çela.Ai është shoqëruar në komisarit ku pritet të japë dëshminë e tij rreth
ngjarjes. Për momentin policia nuk jep detaje të tjera të arrestimit
dhe të të dyshuarit.Pas gjetjes së motorit të përdorur nga vrasësit, |
Publikoje kete faqe.
|
E Shtune, 30 Janar 2010 13:22 |
Qeveri teknike dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të parakohshme,
brenda vitit. Me këtë deklaratë ka dalë sot Partia Demokristiane, e
cila ka bërë përgjegjës për krizën politike dhe ekonomike në të cilën
ndodhet vendi, kreun e qeverisë, Sali Berisha.Gjatë një konference për mediat, kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka theksuar
se mbështet dialogun politik mes pozitës dhe opozitës për zgjidhjen e
krizës. |
Publikoje kete faqe.
|
E Premte, 29 Janar 2010 12:16 |
 Moti i ftohtë ka shkaktuar dy viktima në qarkun e Korçës. Sipas
policisë është gjetur i vdekur para një lokali në qendër të qytetit një
60-vjeçar. Thoma Andrea, banor i lagjes 14, është gjetur nga
kalimtarët, të cilët kanë njoftuar dhe policinë për ndihmë. Burri ka
qenë duke ecur në rrugë, ndërsa ka rënë pa ndjenja në tokë. Policia, e
cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ka transportuar drejt
spitalit rajonal të Korçës kufomën, ndërsa mjekët e tij kanë konstatuar
se vdekja ka ardhur nga një atak kardiak që dyshohet të ketë si arsye
të ftohtin. Por një tjetër i moshuar ka mbetur peng i temperaturave të ulëta, të
cilat kanë shkuar deri në -7 gradë celcius. Thimaq Stefo, 77 vjeç, nga
fshati Drenovë është gjetur nga fqinjët i vdekur në banesën e tij. Edhe
në këtë rast mjekët kanë konstatuar vdekjen nga zemra që ka ardhur nga
i ftohti. |
Publikoje kete faqe.
|
|
|
|
|
Page 1 of 230 |