| Blinera dhe Hekurani : Ne që sfiduam më të mirët me klipe |
|
|
| E Premte, 03 Korrik 2009 09:07 | |||
E re në moshë por shumë premtuese në skenën muzikore. Sharmantja e cila rrëmbeu çmimin kryesor në festivalin “Netët e klipit shqiptarë” nuk ndalon me kaq. Nuk ekspozohet shumë nëpër media për shkak se është në përfundim të studimeve, por pasi t’i mbarojë ato, ajo premton një hit të radhës. Vajza nga Prishtina e cila në bashkëpunim me Hekuran Krasniqin sfiduan së bashku shumë konkurentë të tjerë vjen në një rrëfim për “Panorama plus” ku tregon emocionet pasi në duar mban trofeun e fitueses.Kur ke filluar hapat e parë në muzikë? Që kur isha e vogël kam kënduar, mirëpo para ekranit televiziv kam dalë me këngën "Plas" në moshën 21-vjeçare. Ishte e vështirë apo e dëshiron me gjithë zemër këtë profesion? Si gjithmonë çdo punë në jetë i ka vështirësitë e veta, mirëpo muzika gjithmonë më ka pëlqyer, jam rritur me muzikë dhe gjithmonë kam ëndërruar që një ditë të dal para publikut dhe të jap maksimumin, të bëj më të mirën për shikuesit. Edhe pse publiku shqiptar tashmë të njeh shumë mirë, me pak fjalë, kush është Blinera? Jam Blinera Krasniqi nga Prishtina studente e Fakultetit Ekonomik, muzikën e kam pasion pasi përmes saj shpresoj të jem më afër publikut. Sa këngë keni realizuar deri më tani? Gjithsej kam 8 këngë të realizuara, ndërsa me video kam 4 këngë ku 2 prej tyre janë duetet me Hekuran Krasniqin d.m.th., këngët "Mos e le për pak" dhe "Lali". E keni goditur ju profesionin, apo keni ëndërruar ndonjë profesion tjetër? Jam në përfundim të Fakultetit Ekonomik dhe sigurisht që do të kontribuoj edhe në fushën profesionale. Do ta kultivoj edhe më tutje muzikën, por me gjithë atë më mirë të them se gjithçka do t’ia lë kohës. Të kalojmë te jeta juaj artistike, te pjesa më e bukur e vetes suaj. Ju vlerësojnë si vajzë me karakter, të bukur dhe të zgjuar. A keni fituar në publik nga gjithë ky sinqeritet? Ju faleminderit për fjalët, që thoni për mua, ndërkaq sa i përket sinqeritetit çdo njeri e vlerëson sinqeritetin e dikujt, jam vetja dhe nuk dua që t’ia kaloj kufirit për asgjë, mendoj që publiku dëshiron një këngë të mirë.... Mendoni se e keni merituar çmimin kryesor dhe juria e festivalit ka gjykuar drejt? Cilin nga videoklipet keni pasur favorit? Të them të drejtën nuk e kam pritur, sepse ishin në konkurrencë shumë videoklipe kualitative dhe të kushtueshme nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria. Ishte një juri profesioniste dhe çmimi kryesor ka qenë thjeshtë një ëndërr, e sidomos për mua, pasi ishte hera e parë që merrja pjesë me një festival në Shqipëri. Mirëpo, tani kur trofeun e kam në duar mendoj që e kemi merituar, sepse ishte nje klip ku realizimi është bërë në qytetin e vjetër të Prizrenit me grupin “Art design” dhe për këtë duhet falënderuar produksioni “Video art” Tashmë pas këtij suksesi, a prisni oferta të reja për bashkëpunime muzikore? Tani në treg do dëshiroj të dal me një këngë solo, megjithatë bashkëpunimet muzikore janë të mirëseardhura. Ju ka pritur mirë publiku shqiptar, jeni e kënaqur aq sa keni qëndruar në Shqipëri? Më ka pritur shumë-shumë mirë ku shfrytëzoj rastin të përshëndes sidomos stafin e festivalit “Netët e klipit shqiptar” ku më pritën mjaft mirë, e ceka edhe më herët qe ishtehera e parë që mora pjesë në një festival të Shqipërisë dhe isha e befasuar për mikëpritjen, që më kanë bërë ku edhe gjatë intervistave, që bëra gjatë qëndrimit tim në Shqipëri isha shumë e emocionuar. Me çfarë po merret Blinera aktualisht dhe çfarë do presim në të ardhmen e afërt? Kohëve të fundit i jam përkushtuar më shumë studimeve, ku jam në përfundim të Fakultetit Ekonomik. Pastaj mendoj të paraqitem me një këngë solo. - Djaloshi i cili vjen nga qyteti i bukur i Prizrenit kërkon suksesin edhe në Shqipëri. Në fillim bashkëpunimi me Bleona Qeretin, një sukses i madh për Hekuranin, i cili kishte hapat e parë në muzikë, por me kalimin e kohës bëri emër në Kosovë. Tash dëshiron që famën e tij të zgjerojë edhe më shumë, duke rrëmbyer çmime nëpër festivale të ndryshme. Jeni fitues të festivalit më të madh të videoklipeve në trojet shqiptare, si e ndjeni veten? Shumë mirë dhe mund të them që hera e parë në jetën time ka qenë pikërisht finalja e festivalit “Netët e klipit shqiptar”, ku më është zënë goja dhe nuk kam mundur të shprehem si duhet, edhe pse kisha shumë për të thënë, më kapluan emocionet dhe ngela, shpresoj të kem thënë diçka të mençur kur e tërhoqa çmimin (qesh). Në shumicën e festivaleve të fundit në Shqipëri fituesit kryesorë kanë qenë artistët nga Kosova, ju motivon kjo gjë që të punoni më shumë dhe në edicionet e tjera të jeni përsëri prezent? Sigurisht që po, do të punoj vazhdimisht, jo që të jem pjesëmarrës në festivale, por sepse një artist për të qenë aktual i duhet punë e vazhdueshme. Shpresojmë që karvani i gjatë i punëve të pandalshme të vlerësohet nga të tjerët dhe pse jo të shperblehemi sërish. Klipi i këngës me të cilën fituat çmimin kryesor është punuar nga “Video Art”, sa kohë ka zgjatur xhirimi dhe ku është realizuar ai? Xhirimet e klipit kanë zgjatur një ditë, por parapërgatitjet për xhirim kanë qenë disa ditore, vendi ku është realizuar klipi ka qenë kryeqyteti shpirtëror i shqiptarisë, pra, Prizreni, vendlindja ime. Po bashkëpunëtorët e këngës kush janë? Muzikën dhe orkestrimin e kam bërë unë, ndërkaq tekstin e këngës e ka shkruar Granit Gashi. Kënga “Mandarinë”, duet ky me Bleonën dhe Gencin ishte tepër i suksesshëm, do ketë diçka të ngjashme edhe në të ardhmen apo më bukur do jetë “solo”? Me siguri se do të ketë diçka të tillë, shpresoj për këtë. Dua të them se bashkëpunimet tani më janë bërë modë dhe ne po mundohemi të ndjekim modën, nuk jemi duke shpikur asgjë vetëm se po e ndjekim modën, më vjen mirë kur punët që paraqesim para auditorit të gjerë, pëlqehen. Ju keni edhe një duet tjetër me Blinerën, që është shoqëruar me video, ka qenë i suksesshëm si bashkëpunimi i parë dhe a do vazhdoni akoma me duete të ngjashme? E veçanta e bashkëpunimit me Blinerën ishte se realizuam dy këngë njëra pas tjetrës dhe që të dyja i “veshëm” me nga një videoklip, kështu që njëra nga këto dy projekte, pra "Mos e le për pak" u shpërblye në “Netët e klipit shqiptar”. Kjo është një gjë e mirë besoj se në të ardhmen do të paraqitemi sërish me ndonjë duet. Tashmë “trendi” i albumeve si duket nuk praktikohet nga këngëtarët për shkaqe të panjohura, Hekurani është duke punuar në album të ri, apo do ndiqni ritmin “një këngë, një klip”? Unë jam shumë i zënë me studion time, realizoj këngë për vete dhe për të tjerët, kohën e kam shumë të kufizuar por s’do të thotë që nuk do të paraqitem me album, një herë për një herë një këngë një klip është më efektive, ndërkaq kur të perfundoj albumin shpresoj të jetë i larmishëm nga ana muzikore. Çfarë mund të na tregoni për projektet e reja, këngëtarët me të cilët do bashkëpunoni, titujt e këngëve, rryma muzikore dhe ndonjë datë të përaafërt se kur mund të publikohen ato? Bashkëpunime të reja kam mjaft, nuk dua të flas për të gjitha ato i shohim nëpër kohë, do të veçoja njërën nga këto: “Këngën të cilën e kam realizuar unë dhe këndoj në këtë këngë në bashkëpunim me Genc Prelvukën dhe DJ JAZZ nga Zvicra, e cila titullohet "I WANA FLY", është përfunduar audio tani kanë filluar provat intensive për realizimin e videos e cila do bëhet në Zvicer, ky projekt është duke u përgatitur enkas për televizionin muzikor “VIVA”, shpresoj të pëlqehet nga joshqipfolësit, për detaje më të hollësishme do të bisedojmë pasi të perfundojnë xhirimet, pas një muaji e gjysmë... Sipas Hekuranit, çfarë i mungon tregut muzikor shqiptar sot? Menaxhim i mirëfilltë. Keni menduar për ndonjë turne së bashku në Shqipëri dhe vendet ku jetojnë shqiptarët? Këtë verë jam “Full booking” dhe nuk kam data të lira, jam në Kosovë dhe diasporë, në Shqipëri besoj se do të paraqitem për ndonjë koncert për dëgjuesit e muzikës pas përfundimit të sezonit veror. / panoramaplus /
|


E re në moshë por shumë premtuese në skenën muzikore. Sharmantja e cila rrëmbeu çmimin kryesor në festivalin “Netët e klipit shqiptarë” nuk ndalon me kaq. Nuk ekspozohet shumë nëpër media për shkak se është në përfundim të studimeve, por pasi t’i mbarojë ato, ajo premton një hit të radhës. Vajza nga Prishtina e cila në bashkëpunim me Hekuran Krasniqin sfiduan së bashku shumë konkurentë të tjerë vjen në një rrëfim për “Panorama plus” ku tregon emocionet pasi në duar mban trofeun e fitueses.
0 Komente