| Çiljeta: Ndihem më e vlerësuar se kurrë |
|
|
| E Merkure, 24 Qershor 2009 09:04 | |||
|
Çili, si ndihesh mes një grupi këngëtarësh profesionistë? Shumë mirë. Një vlerësim maksimal që po përjetoj. Ndodhem mes këngëtarëve më të mirë. Kaloj shumë mirë me ta dhe tashmë më është bërë pjesë e të përditshmes. Na veço disa momente të bukura... Kemi udhëtuar shumë, vërtet shumë. Kemi qenë në shumë qytete. Lëvizim me një furgon që na është vënë në dispozicion dhe ai është momenti ynë i relaksit. Kur na zë edhe nata në rrugë, nga lodhja flejmë ashtu siç jemi në sedilje, kemi marrë edhe disa jastiqe me vete. Dimë gjithçka të njëri-tjetrit. Qeshim shumë, flasim shumë, batuta pa fund. Politika tek ne nuk ka vend. Ne po shijojmë këngët tona, kënaqësinë që i japim publikut dhe vetë kontributin në art. Do këndoje për Partinë Socialiste? Nëse nuk do kishte rregulla kontrata që kam firmosur, pse jo. Këngëtarët nuk kanë të tilla barriera edhe pse bindjet vetjake politike mund t’i përkasin asaj partie për të cilën ti këndon. Pse jo. Këngët që ke përzgjedhur për çdo koncert? Ne këndojmë nga tre këngë për çdo koncert. Përzgjedh më të fundit dhe më të pëlqyerat e repertorit tim. Pastaj shohim gjatë ditës dhe kohës që është në dispozicion. Marrëdhënia me këngëtaret e tjera? Kam shkuar në shumë vende dhe jam pritur në mënyrë të jashtzakonshme. Me të gjithë këngëtarët shkoj shumë mirë. Flasim bashkë, rrimë bashkë. Ja për shembull. Këtë herë në Tepelenë do të shkoj me makinën time. Dhe rrugën do e përshkoj me Elvanën. I vlerësoj të gjitha këngëtaret dhe këngëtarët. Më pëlqen që jam bashkë me ta. Dyshe-Dyshe Edhe pse sipas tyre shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin, vajzat në disa momente veçohen. Kështu për shebull, Sonit dhe Ledinës u shijon më shumë muhabeti bashkë, ndërsa Çiljetës dhe Elvanës të dyjave. Kjo ka të bëjë edhe me moshën e përafërt që vajzat kanë. Por përsëri e përgjithshmja i gjen bashkë, madje bashkë me djemtë duke shijuar ditët që kalojnë dhe duke iu ardhur keq se për pak do i vijë fundi gjithë aventurës. Tags Ciljeta Xhilaga
|


denata makes this comment
28 Qershor 2009
bekimi makes this comment
10 Korrik 2009
noizy shkodra makes this comment
24 Korrik 2009
Endrit makes this comment
30 Gusht 2009
erdita makes this comment
24 Nentor 2009
fati makes this comment
1 Dhjetor 2009
I LOVE YOU BABY