E Premte, 19 Mars 2010
ZeriKosovar.com Thashetheme Show Biz Zanfina Ismajli :Vij me surpriza edhe pse tregu muzikor është në krizë

Zanfina Ismajli :Vij me surpriza edhe pse tregu muzikor është në krizë Printo E-mail
E Marte, 30 Qershor 2009 13:57
Së shpejti fillon të shfaqet nëpër ekranet televizive klipi më i ri i Zanfina Ismailit. Tashmë ka zënë vend të rëndësishëm në Estradë. Edhe pse ka shumë pak klipe të realizuara, ajo thekson se dëshiron më shumë kualitetin dhe nuk punon vetëm për numër. Nuk preferon të bëhet demode nëpër televizione, publiku e dëshiron me të madhe, pasi ajo veçohet nga këngëtaret e tjera. Gjithmonë sjell freski në skenën muzikore e sidomos gjatë stinës së verës kur temperaturat shkojnë shumë lart. Me një look dhe performancë ndryshe nga klipet e tjera. Me një klip veror dhe një këngë shumë ritmike ajo përgatitjet për suksesin e radhës. Bashkëpunimi me Dj Blunt, një duet me Adelinën, 2/3 këngë të reja, dhe shumë gjëra interesante zbulon vetë Zanfina në bisedën e radhës për “Panorama plus”.
Pse pikërisht tani vendose të bësh realizimin e videos së re, duke qenë se stina e verës kërkon freski apo mendon se ke pasur nevojë për diçka të re në karrierën tënde?
Ky klip ka qenë në plan të realizohet edhe më herët, para 1 apo 2 muajsh, por që ashtu siç shkuan punët nuk arritëm, dhe ja tani është i gatshëm për stinën e verës. Gjithashtu, janë bërë disa muaj që në karrierën time s'kishte klip të ri dhe pas baladës për filmin “Koha e kometës” e pashë të nevojshme që të paraqitem me një këngë ritmike me temë dashurie dhe me një stil të vitit 2009.
Çfarë mesazhi përmban kënga dhe si ka rrjedhur ky bashkëpunim, pasi autorët e njëjtë kanë krijuar edhe më herët këngë për juve?
Jam shumë e kënaqur me bashkëpunimin, prandaj edhe e kam vazhduar. Kënga flet për të gjithë ata të dashuruarit marrëzisht sa që edhe po të vdisnin në krahët e të dashurve të tyre s'do t’u vinte keq.
Duket se videoja është xhiruar në qytetin e Shkupit, produksioni është kosovar apo maqedonas dhe sa je e kënaqur nga ky projekt?
Unë kam bashkëpunuar edhe më herët me atë produksion dhe për atë se më janë përshtatur kam dashur që edhe ky klip të jetë prodhim i tyre dhe unë gjithsesi jam shumë e kënaqur, përderisa janë respektuar dëshirat dhe idetë e mia.
Kush është përkujdesur për garderobën që do përdoret në video?
Për të gjitha rrobat në klip prej këpucëve e deri tek vathët jam përkujdesur unë, disa kanë qenë të blera e disa të qepura, dhe regjisori më ka ndihmuar gjatë xhirimit në përzgjedhjen e tyre, më saktësisht në cilën skenë, cilin fustan të vesh.
Nga klipi “Gajdexhiu” bëre tranfsormimin e flokëve në kaçurrela. Në këtë klip do bëni një transformin të frizurës, apo do jetë kjo një surprizë?
Po, e pashë të nevojshme që të ndërroj diçka sepse shumica e këngëtareve për momentin janë me flokë të gjata dhe desha që edhe për satisfaksionin
tim të ndryshoj diçka tek vetja.
Kënga “Do të jem e jotja” akoma dëgjohet me të madhe, e kënaqur me suksesin e saj edhe pse i mungoi klipi?
Një këngë që është promovuar një herë në TV-të tona për programet e Vitit të Ri nuk mendoj se duhet bërë klip, sepse ajo është dëgjuar mjaftueshëm gjatë dhjetorit dhe janarit dhe po ta kisha bërë klip tani nuk do të zgjonte ndonjë kurreshtje, sepse është dëgjuar shumë.
Mendon se është bërë vështirë të realizohet një klip për shkak të krizës financiare që ka kapluar botën?
Po, sepse kriza ka ndikuar në gjithçka. Normalisht kjo prek edhe estradën. Sepse ne në Kosovë shumicën e investimeve i bëjmë vetë kështu që edhe këngë të shpeshta e klipe të shumta nga një këngëtar s'do të shihni shumë.
Po, sa ka ndikuar kjo gjë në pagesat e koncerteve?
Ka ndikuar aq sa të rrallohen koncertet nga pak dhe pagesat tona të pësojnë njëzbritje.
Para se të fillojë sezoni veror ke pasur një axhendë të ngjeshur me koncerte në diasporë, po tash për muajt e verës ke aranzhuar datat e koncerteve dhe ku mund ta gjejnë fansat Zanfinën?
Unë kam bërë gjysmën e datave për koncerte në Kosovë gjatë verës por ende jo të gjitha kështu që do të jem e pranishme me së shumti në pishina aty ku bëhet atmosfera më e mirë.
Është vështirësuar edhe realizimi i albumeve, gjatë këtij viti ke pasur në plan realizimin e albumit të ri apo jo?
Kam dashur të bëj album por është bërë punë e vështirë kjo kur nuk ke një produksion i cili mund të heqë gjysmën e barrës në këtë aspekt, por kur e pashë se po të bëja një album i cili kërkon shumë kohë e përkushtim dhe pas 2 ditësh ta gjej në internet ku njerëzit mund ta shkarkojnë falas, atëherë vendosa që për këtë vit të punoj 3 apo 4 këngë të reja dhe disa nga ato t’i bëj klipe.
Kush i ka sponsorizuar klipet deri më tani?
Shumicën e klipeve i kam sponsorizuar vetë përpos “Partizani i vogël”, gjithashtu, për klipin e ri kam pasur ndihmën e madhe të ''Play4win'', të cilët i falënderoj shumë, sepse që në fillim ishin të gatshëm të jepnin kontributin e tyre.
Ke qenë pak “pasive” në realizimin e tyre, derisa këngëtaret e tjera gjithmonë sjellin më shumë gjëra gjatë një viti?
Qëllimi im qysh nga fillimi i karrierës sime ka qenë që të punoj dhe të jap kualitet. Njëjtë kam vepruar edhe me albumet, nuk kam dashur asnjëherë që të bëj çdo vit album të dështuar vetëm sa për të mbushur numër. Gjithmonë jam dalluar për videoklipe kualitative dhe të bukura por që janë mbajtur në mend gjatë dhe kanë shërbyer si inspirim për këngëtaret e tjera.
Është në pyetje kualiteti kur bëhet fjalë realizimi i projekteve gjatë karrierës tënde?
Është diçka që vërehet, sepse unë gjithmonë gjatë realizimit të tyre jam përkujdesur deri tek detajet më të vogla dhe asnjëherë nuk kanë qenë kopje të këngëtareve të tjera të huaja apo vendore. Gjithashtu gjithmonë se paku 50% të ideve në klip kanë qenë të miat.
Kjo do të thotë se Zanfina mundohet të sjellë vetëm gjëra të bukura edhe pse nuk punon shumë, i përmbahesh fjalës “më pak e më mirë”?
Kjo ka qenë edhe një ndër formulat e karrierës sime të cilës i jam përmbajtur që nga fillimi dhe deri më tani më ka shkuar mirë. Nuk e teproj me këngë apo klipe vetëm sa për të qenë e pranishme në media apo të thuri thashetheme për vetveten, por punoj.
Përveç këtij projekti ke në plan realizimin e një kënge tjetër, kush janë autorët apo ke bashkëpunuar më të njëjtët?
Jo, jam në përgatitje të një kënge tjetër, të cilën do ta regjistroj në studio këto ditë. Kam punuar këtë herë me Ilir Beranin dhe kënga ka një tematikë shumë interesante në të cilën vajzat do ta gjejnë veten.
Do realizohet klip edhe për këtë këngë apo do dalë vetëm si audio nëpër radio?
Nuk e di ende, pres së pari ta kryej klipin e parë pastaj të përkujdesem për të tjerat.
Ndërkohë, ke paralajmëruar edhe një duet me Dj Blunt, si shkojnë gjërat në këtë drejtim?
Blunt-i është duke punuar në këngë dhe besoj së shpejti do ta regjistrojmë në studio.
Si e kalon një dit-natë gjatë stinës së verës?
Zakonisht ditët verore janë shumë të nxehta dhe paraditen e kaloj gjithmonë në shtëpi. Pastaj bëhem gati për koncert, sepse gjatë verës kemi shumë koncerte apo ndonjë emision.
Të pëlqen kur emri juaj “lakohet” nëpër media të shkruara?
Emri im është përdorur shumë por nuk më bën shumë përshtypje, sepse nuk jam e etur për famë dhe nuk jap deklarata idioteske për veten, vetëm që të ketë sa më shumë artikuj për mua. Arma ime në këtë rast është puna dhe hitet, e jo thashethemet dhe vetëlëvdatat.
/panoramaplus /

 

0 Komente

Shto Koment


    • :o
    • :-[
    • :'(
    • :-(
    • :-D
    • :-*
    • :-)
    • :P
    • :\
    • 8-)
    • ;-)