E Premte, 19 Mars 2010
ZeriKosovar.com Lajme Zgjedhjet Shqiperi 2009

Zgjedhjet Shqiperi 2009
Meta: Rama më ofroi postin e kryeministrit Printo E-mail
E Diele, 05 Korrik 2009 17:51
 

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta deklaron se ka pasur ofertë nga kryesocialisti Edi Rama për t'u bërë kryeministër. Në një intervistë për "Zërin e Amerikës, Meta ka thënë se ka kundërshtuar këtë ofertë pasi kishte në thelb të saj blerjen e deputetëve të djathtë nga ana e Partisë Socialiste. Z.Meta thekson ndërkaq se nuk mund të pranonte të ishte kryeministër i një qeverie me deputetë të blerë dhe kjo është arsyja që ka kundërshtuar propozimin e kreut të Partisë Socialiste. Ai shton se ky propozim i ka ardhur nëse dy koalicionet përkatësisht koalicioni i majtë i kryesuar nga Partia Socialiste dhe koalicioni i kryesuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim do të mund të merrnin 70 mandate për në Kuvendin e Shqipërisë.

Me Teper...
 
Rama : Qeveria Berisha-Meta lindi nga politika e vjetër Printo E-mail
E Shtune, 04 Korrik 2009 18:24
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar pas bashkimit të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim me koalicionin "Aleanca e Ndryshimit", për të qeverisur vendin në 4 vitet e ardhshme. Rama e ka konsideruar qeverinë Berisha - Meta, një qeveri që lindi nga politika e vjetër. "Qeveria e sotme lindi nga grahma e fundit e politikës së vjetër në Shqipëri", tha ai. Sipas tij, ndërkohë që përpjekja për numërimin e çdo vote të majtë vazhdon, Ilir Meta nxitoi të bëhet paterica e kryeministrit të rrëzuar. Sipas kreut të PS-së marrëveshja Berisha-Meta nuk është bërë sot, por shumë kohë më parë. Ai akuzoi Metën se trafikoi 83 mijë vota opozitare. Rama theksoi se deklarata e tij nuk ishte fjala e fundit për procesin zgjedhor.
Me Teper...
 
Meta pranon koalicionin me Berishën Printo E-mail
E Shtune, 04 Korrik 2009 18:15

Koalicioni i ri qeverisës ka 75 mandate dhe mban emrin marrëveshja Berisha - Meta. Kështu edhe pse rezultati përfundimtar i zgjedhjeve ende nuk ka dalë, Berisha dhe Meta duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të qeverisur vendin për 4 vitet e ardhshme. Vetëm dy orë pas ftesës publike të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka pranuar ofertën për bashkëqeverisje. "Me përgjegjësi historike dhe atdhetare pranoj ftesën e Berishës për koalicion. Pranoj ftesën për nisjen e negociatave", tha ai. Sipas tij, ky është i vetmi vendim që ndihmon vendin. " Isha i gatshëm të qëndroja në opozitë, por LSI-ja nuk mund të qëndrojë në opozitë përballë një mazhorance PD- PS", tha ai. Meta tha se ftoi Ramën për bashkëpunim, por sot për shkak të rezultatit, që prodhon vetëm krizë, marrëveshja Rama-Meta është e pamundur.

Me Teper...
 
Berisha : ftesë LSI- së për qeverinë e re Printo E-mail
E Shtune, 04 Korrik 2009 10:45
Kryeministri Sali Berisha ,nga selia e PD-së i ka bere ftese LSI –së për të qënë pjesë e qeverisë së re. “I bëj ftesë LSI-së për të qënë pjesë e qeverisë së re .Shpresoj që LSI –ja të vlersojë sinqerisht ftesën “ , tha Berisha .Kreu i qeverisë ,deklaroi se LSI –ja ka programin më të afërt me Partinë Demokratike .
Tags Sali Berisha - LSI
Me Teper...
 
LSI: Votat tona, jo per Edi Ramen Printo E-mail
E Shtune, 04 Korrik 2009 10:35
Levizja Socialiste per Integrim vendosni mbremjen e djeshme qe 4 mandatet e fituara ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit te mos shkojne per Edi Ramen. Vendimi eshte marre nga mbledhja e kryesise se LSI ne oren 20:30 dhe qe zgjati rreth nje ore, ku anetaret rane dakord unanimisht per nje qendrim te tille. Lajmi eshte bere i ditur nga burime brenda kesaj mbledhje. Gjithashtu mesohet se ne mbledhjen e organizuar ne seline e Levizjes Socialiste per Integrim nuk ka pasur debate, por qellimi i vertete ishte unifikimi i qendrimit dhe te mos kete qendrime te ndryshme per pozicionin qe do te marrin me mbledhjen e parlamentit te ri. Krahas kesaj, eshte vendosur qe asnje qendrim te mos behet publik, pa u mesuar me pare rezultatet perfundimtare te zgjedhjeve. Per sa i perket zgjedhjeve te cilat u zhvilluan me 28 qershor, kryesia vendosi te ngreje nje Komision per evidentimin dhe dokumentimin e shkeljeve te procesit te numerimit te votave. Nepermjet nje deklarate per mediat pas mbledhjes, sekretari i Pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim, Petrit Vasili, njoftoi se Komisioni shume shpejt do te publikoje nje raport te dokumentuar per te gjitha shkeljet qe jane verejtur diten e zgjedhjeve dhe pas saj.
Tags LSI - Edi Ramen
Me Teper...
 
Numerohet kutia e pare e Fushë- Kuqës Printo E-mail
E Premte, 03 Korrik 2009 10:57
Ka perfunduar se numeruari kutia e pare me votat e zones se Fushë- Kuqës  ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve ku ne avantazh ka qene Partia Demokratike me 187 flete votimi dhe PS me 75 flete votimi .Per nje transparence sa me te plote kutite jane hapur ne prani te gjithe anetareve dhe te mediave nderkohe qe numerimi i kutise se pare eshte bere nga nenkryetarja e KQZ Deshira Subashi . Ne kutine e pare te KZAZ  te Fushë- Kuqës  u evidentuan 3 flete te pavlefshme dhe 334  flete te paperdorura .
Me Teper...
 
KQZ shkarkon komisioneret e Fierit Printo E-mail
E Merkure, 01 Korrik 2009 12:59
Situata ne Qarkun e Fierit duhket se do te zhbllokohet ne 3 KZAZ-te, 18, 20 dhe 22 ku komisioneret kane bllokuar numerimin e votave prej disa oresh. Ne nje mbledhje te zhvilluar para pak castesh ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve,
Tags Fier - KZAZ
Me Teper...
 
«StartParaardhesi123456789PasardhesiEnd»

Page 1 of 9