E Diele, 21 Mars 2010
ZeriKosovar.com Lajme Zgjedhjet Shqiperi 2009 Milionat e këngëtarëve në fushatën e PD, Aventurat në furgonin që përshkon kryq e tërthor Shqipërinë

Zgjedhjet Shqiperi 2009
Milionat e këngëtarëve në fushatën e PD, Aventurat në furgonin që përshkon kryq e tërthor Shqipërinë Printo E-mail
E Merkure, 24 Qershor 2009 08:52
Ata janë shtatë dhe po rrugëtojnë nga veriu në jug të Shqipërisë. Çdo ditë, bashkë në një aventurë të papërshkueshme, ku edhe pse i ka mbledhur politika, nuk kanë të bëjnë fare më të sipas tyre, thjesht kanë shijuar atë që u ka ofruar një kontratë shumë e majme. Bëhet fjalë për grupin e mirënjohur ‘Elita 5’, dhe këngëtarët Soni Malaj, Elvana Gjata, Çiljeta, Ledina Çelo, Stine dhe Luis Ejlli.
Pagesat
Paguhen mirë, plot 1 milion lekë për çdo koncert të zhvilluar ndërkohë që janë rreth njëzet të tillë ne vende të ndryshme të Shqipërisë. E kush nga këngëtarët nuk do të dëshironte të ishte pjesë e kësaj kontrate të kënaqshme. Për rreth 20 ditë, 20 milion lekë të fituara që natyrisht shpërblehet për kontributin e tyre të çmuar në muzikë. Teksa i pyet, nuk ndihen xhelozë për njëri-tjetrin, u mjafton kjo pagesë e mirë, ndërsa janë të bindur se publiku e bën vetë diferencën.
Kontrata
Kontrata është firmosur nga të gjithë këngëtarët me shifrën e lartpërmendur dhe që këta këngëtarë gjatë fushatës elektorale nuk duhet të jenë pjesë e asnjë prej forcave të tjera politike në organizimet e koncerteve që zhvillojnë. Nëse kontrata thyhet, vjen rradha e penalizimeve që konsistojnë në mosdhënien në fund të shumës së premtuar. Shpërblimi për këngëtarët është ndarë në dy pjesë. Shuma e parë u është dhënë pas dhjetë koncerteve të realizuara ndërsa tjetra do u jepet në fund.
Shifra marramendëse e ‘Elita 5’
Në fakt me ata ka ndodhur ndryshe. Nuk janë paguar njësoj si këngëtarët e tjerë duke u veçuar në këtë mënyrë dhe duke bërë goxha përjashtim. Sipas burimeve tona dhe fjalëve që qarkullojnë, ndërsa këngëtarët e tjerë kënaqen me 1 milion lekë për koncert, kontrata e grupit ‘Elita 5’ është firmosur në total për 400 mijë euro, të gjithë koncertet bashkë. E natyrisht diferencat duken kur në çdo qytet, pas çdo fjalimi që mban Berisha, popullin e përshëndesin menjëherë pas kryeministrit ‘Elita 5’ me këngët mëtë mira të shkëputura nga repertori i tyre. Janë të preferuarit e Berishës të cilët i thërret në çdo eveniment madhështor që ka organizuar qeveria apo Partia Demokratike, jo vetëm në sajë të fushatës elektorale.
Furgoni
U është vënë në dispozicion një furgon me të cilin udhëtojnë kudo. Një furgon me xhama të zinj në mënyrë që këngëtarët të kenë mundësinë edhe të ndërrohen për të veshur rrobat e preferuara në koncertin përkatës. Sipas këngëtarëve, aty rrijnë si të duan. Pa e patur merakun se dikush mund t’i shohë apo se mund të duken keq. Shoferin e furgonit e kanë quajtur Shumaker të cilit i kanë thurur edhe këngë për ta ‘përkëdhelur’ por edhe mërziten kur ai vendos muzikën që ata nuk pëlqejnë. Sipas këngëtarëve, duan të dëgjojnë muzikë trendi, dhe jo ritme të shumë viteve më parë. Por përsëri qeshin shumë dhe këndojnë me zë të lartë. Baracaletat më pas kanë orarin e tyre. Kur fillojnë nuk dijnë të pushojnë dhe njëri-tjetrin e dëgjojnë me vëmendje të ngërdheshur.
Veshja
Të gjithë këngëtaret janë porositur që veshja e tyre të mos jetë ekstravagante, por disi serioze. Ndaj, paçka dëshirës, atyre u duhet të kufizohen nga disa pëlqime të rrobave, dhe të zgjedhin disa të tjera, për t’iu përshtatur kështu ambientit, por edhe kontratës të cilën kanë firmosur.